Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s në SHBA: Kosova rithekson përkushtimin për anëtarësim

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm diplomatik në New York me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim publik, Osmani ka theksuar se gjatë takimit ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, duke e cilësuar këtë si një objektiv strategjik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

banner

Postimi i plotë:
“Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy