Rikthim i madh në Serie A, gjigandët italian futen në garë për Milinković-Savić

by jonzefaj

Milinkovic-Savic rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Al-Hilal, Milinkovic-Savic është mjaftë i përfolur ditët e fundit në mediat italiane, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Itali.

banner

30-vjeçarit i skadon kontrata me Al-Hilal në fund të sezonit dhe ditët e fundit ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A, pasiqë interesim për të ka shfaqur Milani.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus është përfshirë në garë për Savic dhe Biankonerët synojnë transferimin e mesfushorit serb që në janar.

Për të mposhtur konkurrencën e Milanit, Zonja e Vjetër do të ofrojë 10 milionë euro për Savic në merkaton e janarit.

Savic ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te Juventusi dhe marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet javët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy