Sveçla: Serbia po shkel hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve

by engel

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia kohëve të fundit ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes përdorimit të dronëve.

Në një intervistë për KTV, ai tha se janë identifikuar disa raste të lëvizjeve të paautorizuara në qiellin e Kosovës. Sveçla theksoi se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me KFOR-in dhe shërbimet partnere, por siguroi qytetarët se “nuk ka arsye për shqetësim”, pasi institucionet e sigurisë janë të angazhuara për mbrojtjen e vendit.

banner

“Ka ndodhur në disa raste. Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale dhe në momentin që do të kemi më shumë informacione, do t’i ndajmë me publikun,” tha Sveçla.

Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse këto incidente lidhen me vendimin e KFOR-it për shpalljen e zonës së KEK-ut si “zonë e ndaluar për fluturime”, por nënvizoi se Kosova vazhdimisht identifikon dhe mbron infrastrukturën kritike nga kërcënimet e jashtme.

Sveçla e lidhur situatën edhe me politikat e Beogradit, duke përmendur paradën ushtarake të Serbisë, të cilën e cilësoi si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës. Ai shtoi se ndërsa shumica e fqinjëve të Serbisë janë anëtarë të NATO-s, potencialisht të cenueshme mbeten vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

“Për çdo ditë Kosova po fuqizohet dhe po arrin suksese, por prapë ballafaqohet me politikën e vjetër hegjemone të Serbisë, e cila tenton të shfrytëzojë ndryshimet globale për të rrezikuar stabilitetin tonë,” tha ministri në detyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy