Kongresmeni amerikan thotë se presidentja Osmani u takua me Trumpin

by informim peje

Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po merr pjesë në punimet e javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kongresmeni republikan ka shprehur falënderimin ndaj presidentes Osmani për kohën e ndarë gjatë vizitës së saj në SHBA, duke përmendur gjithashtu se Osmani është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump.

banner

“Jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara,” ka shkruar Self në një postim në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy