“Forcat ukrainase kanë regjistruar shkelje të hapësirës sonë ajrore nga dronë zbulues, të cilët me shumë gjasa janë hungarezë”, tha Zelensky në postimet në mediat sociale.
“Presidenti ukrainas është çmendur me obsesionin e tij anti-hungarez. Tani ai po fillon të shohë gjëra që nuk ekzistojnë”, u përgjigj Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në platformën X
Zelensky pretendoi se, bazuar në analizat fillestare, dronët e dyshimtë “ndoshta po kryenin fluturime zbulimi mbi industritë në rajonet kufitare të Ukrainës”. Ai nuk specifikoi se në cilat zona të sakta u regjistruan fluturimet, as kur, duke shkruar vetëm se ato ndodhën “kohët e fundit”.
Një nga vendet e pakta të BE-së dhe NATO-s që forcoi lidhjet politike dhe ekonomike me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Hungaria, ndan një kufi prej rreth 140 kilometrash me pjesën perëndimore të Ukrainës. Tensionet midis Kievit dhe Budapestit, të cilat ishin tashmë të larta, janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës. Hungaria refuzon të mbështesë Kievin ushtarakisht, ka bllokuar bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE dhe po kërcënon të mos miratojë sanksionet evropiane kundër Moskës.
Më herët sot, Ukraina njoftoi se u kishte ndaluar tre oficerëve të lartë hungarezë të hynin në territorin e saj, në hakmarrje për një vendim të ngjashëm nga Budapesti. “Çdo akt mosrespektimi nga ana e Hungarisë do të përballet me një përgjigje përkatëse, veçanërisht mungesë respekti ndaj ushtrisë sonë”, tha Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha.
Homologu i tij hungarez u përgjigj menjëherë nëpërmjet Facebook-ut se “në këto rrethana, Ukraina pret që Hungaria të mbështesë anëtarësimin e saj në BE”.
Në gusht, Budapesti shpalli një oficer të rangut të lartë ukrainas, Robert Vrovdi, i cili është nga pakica hungareze e Ukrainës, si “persona non grata”. Hungaria e konsideron atë përgjegjës për sulmet ukrainase në tubacionin rus të naftës Druzhba që furnizon Hungarinë me karburant. Në korrik, ajo ndaloi tre ushtarakë ukrainas të hynin në vend për shkak të vdekjes së një burri me shtetësi të dyfishtë gjatë rekrutimit ushtarak. Budapesti thotë se rekrutuesit e ushtrisë ukrainase e rrahën për vdekje, një pretendim i mohuar nga Kievi.
Në Ukrainë, në rajonin Transkarpatian, ekziston një pakicë hungareze dhe Kievi akuzon Budapestin se u ka shpërndarë dhjetëra mijëra pasaporta hungareze anëtarëve të tij