Podujevë: Një burrë gjendet i vdekur në varrezat e fshatit Përpellac, është gjetur edhe një armë

by engel

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Përpellac të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e varrezave të fshatit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri. Ajo është sekuestruar bashkë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë që u gjetën në vendngjarje.

banner

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Hetimet për rrethanat e vdekjes së tij janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy