Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave, i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë e ditur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

