Peroviq mohon përfshirjen në Banjskë: “Psikologjikisht po luftohet Lista Serbe”

by engel

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, ka reaguar pas raportimeve në disa media, të cilat e kanë lidhur emrin e tij me ngjarjet e armatosura në Banjskë, që ndodhën dy vite më parë.

Në një deklaratë publike, Peroviq tha se këto lajme janë “të rreme” dhe përbëjnë, sipas tij, pjesë të një fushate propagandistike kundër Listës Serbe.

banner

“Dua të them qartë se artikujt e publikuar nga disa media shqiptare, të cilat më lidhin me ngjarjen në Banjskë, janë të inskenuara nga ata që duan të më diskualifikojnë në këtë proces zgjedhor dhe përfaqësojnë shembull tipik të lajmeve të rreme”, theksoi Peroviq.

Ai e konsideroi këtë si vazhdim të “luftës psikologjike dhe propagandës” kundër serbëve në Kosovë dhe kundër Listës Serbe.

“Që nga sot, kjo propagandë po drejtohet edhe personalisht kundër meje. Por, fakti që na sulmojnë ata që nuk duan serbë në këto hapësira, dëshmon se politika jonë është e drejtë dhe se jemi e vetmja forcë që mbron interesat e popullit serb,” tha ai.

Peroviq kujtoi se disa muaj më parë kishte qenë edhe shënjestër e një sulmi me mjet shpërthyes ndaj pronës së tij, duke e lidhur këtë me përpjekjet për ta frikësuar.

“Pas atij sulmi, tani po përballohem me akuza të rreme. Kjo është një përpjekje e qartë për të më trembur, por unë këto sulme i shoh si motiv shtesë për të vazhduar betejën politike së bashku me bashkëpunëtorët e mi, për ta çliruar komunën e Zubin Potokut nga përfaqësuesit që nuk kanë as legjitimitet e as legalitet,” përfundoi kandidati i Listës Serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy