Kryeministri Kurti viziton memorialin e 11 Shtatorit në SHBA: “Një përvojë e dhimbshme, por frymëzuese”

by informim peje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit të tij, ai ka vizituar memorialin e 11 Shtatorit në New York, ku bëri homazhe për viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001.

banner

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti e ka përshkruar këtë vizitë si një përvojë prekëse dhe të dhimbshme.

“Vizita në memorial sot ishte veçanërisht prekëse. Është e vështirë të kuptosh se si një qytet kaq i gjallë dhe me ritëm të shpejtë u godit nga një shkatërrim kaq i madh”, shkroi Kurti.

Ai shtoi se memoriali nuk përkujton vetëm viktimat dhe aktet e trimërisë, por edhe qëndrueshmërinë dhe shpirtin e qytetit.

“Ky memorial nderon jo vetëm aktet e pashprehshme të trimërisë së njerëzve që shpëtuan njëri-tjetrin, por edhe humbjen e jashtëzakonshme: gati 3,000 jetë të humbura dhe dhjetëra mijëra që vazhdojnë të vuajnë nga sëmundje të lidhura me këtë ngjarje. Megjithatë, ai qëndron gjithashtu si një kujtesë e qëndrueshmërisë, unitetit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy