Epoka e lazerëve: Si po përgatiten SHBA dhe Kina për luftën ajrore

by informim peje

Gara teknologjike dhe ushtarake mes fuqive të mëdha po përshpejtohet, dhe në qendër të saj janë armët me lazer, të afta të neutralizojnë një nga kërcënimet më serioze të kohës moderne: dronët e luftës.

Kina ka prezantuar së fundmi sistemin e saj të quajtur “Hurricane”, një armë e fuqishme, duke alarmuar Pentagonin që të mos mbetej pas. Si kundërpërgjigje, SHBA ka shfaqur publikisht armën e vet, të njohur si “Leonidas”, e zhvilluar nga kompania amerikane Epirus.

banner

Në një demonstrim dyorësh, Leonidas tregoi fuqinë e tij duke rrëzuar në të njëjtën kohë deri në 49 dronë, duke dëshmuar se mund të neutralizojë edhe sulme masive me dronë. Ky sukses ka nxitur diskutime se armë të tilla nuk do të përdoren vetëm në fushëbetejë, por edhe për mbrojtjen e aeroporteve, porteve dhe stadiumeve, duke ofruar siguri për qytetarët në rast të një kërcënimi të papritur.

Ekspertët theksojnë se në kohën kur dronët po shndërrohen në mjete kryesore të luftës moderne, aftësia për t’i ndalur me teknologji të avancuar është një element vendimtar për të ruajtur supremacinë ushtarake globale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy