Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takim me qytetarët e Bregut të Zi, ku është pritur me mbështetje të madhe.
Ahmeti vlerësoi se përkrahja e banorëve është dëshmi e qartë e punës së bërë deri tani dhe e vizionit të tij për të ardhmen e komunës. Ai theksoi se projektet e qëndrueshme dhe zhvillimi i balancuar do të jenë prioritet në mandatin e ardhshëm.
“Bregu i Zi dëshmoi se është gati të ecë përpara. Mbështetja juaj e qartë është dëshmi e besimit tuaj dhe e përkushtimit tonë të përbashkët. Me këtë energji dhe përkrahje, ecim bashkë drejt fitores më 12 tetor. Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!”, u shpreh Ahmeti.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit me qytetarët, duke u garantuar se zëri i tyre do të mbetet udhërrëfyes për projektet që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës në Lipjan.