Arsenali pritet t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e Granit Xhakës në Bayer Leverkusen.
Futbollisti kosovar pritet të rikthehet në Gjermani, ndërsa vendin e tij në mesfushë tek “Gunners” do ta zë Declan Rice.
Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30 vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.
Xhaka ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” edhe dy vjet më parë, por në fund dështuan bisedimet me Romën pasi atë e donte trajneri Jose Mourinho.
Menjëherë, lojtari kishte nënshkruar kontratë të re me klubin e Premierligës në gusht të vitit 2021, por tash me gjasë do të kthehet në Bundesligë një vit para se t’i skadojë kontrata.
Përfaqësuesi zviceran i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu.
Gjatë kësaj kohe, ai i ka zhvilluar 297 ndeshje me klubin anglez, ndërsa i ka realizuar edhe 23 gola e i ka bërë 29 asistime.