44
Autori i masakrës u arrestua nga policia, kishte një pushkë dhe një jelek antiplumb
Katër të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre dy të mitur, është bilanci i të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Filadelfia të Pensilvanisë. Njofton policia lokale.
Nuk dihet ende se si kanë nisur të shtënat. Një nga viktimat është e mitur.
Autori i masakrës është arrestuar nga policia. Sipas raportimeve të mediave lokale, vrasësi kishte një pushkë të tipit Ar-15, një pistoletë dhe kishte të veshur një jelek antiplumb.
Viktimat janë qëlluar në vende të ndryshme, në rrugë, në perëndim të qytetit.