Të hënën parashikohet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Lokalisht priten reshje të izoluara shiu, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të para të ditës.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 20°C.