Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme, pak orë para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump u shpreh se situata aktuale paraqet një mundësi historike.
“Ne kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë jemi në bord për diçka të veçantë, për herë të parë. Do ta përfundojmë”, shkroi ai.
Trump tha gjithashtu se pas katër ditësh negociatash “intensive”, si Izraeli ashtu edhe Hamasi janë informuar në të gjitha nivelet dhe ka më shumë “vullnet të mirë dhe entuziazëm për një marrëveshje se kurrë më parë”.