KQZ emëron mbi 14 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve për zgjedhjet lokale

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për emërimin e 14,305 anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Ky vendim u miratua në mbledhjen e mbajtur më 29 shtator 2025.

Sipas KQZ-së, këta anëtarë do të shërbejnë në 2,571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht, ndërsa 1,200 anëtarë të tjerë janë caktuar si rezervë. Në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, këshillat e vendvotimeve janë përgjegjës për integritetin, sigurinë dhe qetësinë e procesit të votimit e numërimit, nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

banner

Procesi zgjedhor i këtij viti do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime. Nga to, 910 qendra janë të dedikuara për votimin e rregullt, kurse 38 qendra për votimin me kusht.

Po ashtu, KQZ ka miratuar procedurat standarde për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar në këto zgjedhje. Këto procedura përcaktojnë qartë rregullat e sjelljes së tyre gjatë monitorimit në qendrat e votimit, vendvotime, qendra komunale të numërimit dhe hapësirat tjera të ndërlidhura me procesin zgjedhor.

Fushata zgjedhore ka nisur më 13 shtator dhe do të zgjasë deri më 12 tetor, në ora 06:59, pak para hapjes së vendvotimeve.

Në garë për pushtetin lokal do të marrin pjesë 93 subjekte politike, të certifikuara nga KQZ: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy