FIFA mbyll pjesërisht stadiumin “Duboçica”: Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet para 6.500 tifozëve

by engel

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka marrë vendim që ndeshja kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë, e planifikuar për 11 tetor në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, të zhvillohet me kapacitet të reduktuar.

Sipas vendimit të Komitetit Disiplinor të FIFA-s, kapaciteti i stadiumit do të ulet me 20 për qind, duke lejuar vetëm rreth 6.500 tifozë në tribuna. Krahas kësaj mase, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) është gjobitur edhe me 80 mijë franga zvicerane.

banner

Në kuadër të vendimit, FSS ka detyrim që deri më 1 tetor të dorëzojë një plan të detajuar për menaxhimin e tifozëve dhe shpërndarjen e vendeve në stadium. Një pjesë e kapaciteteve pritet të rezervohet për grupe të veçanta, si familjet, nxënësit dhe organizatat që promovojnë barazi dhe luftojnë diskriminimin. Gjithashtu, është kërkuar që gjatë ndeshjes të ketë mesazhe të qarta kundër diskriminimit, qoftë përmes pankartave apo veshjeve me slogane përkatëse.

Vendimi i FIFA-s pason incidentet e shumta të regjistruara në ndeshjen Serbi – Angli, ku janë evidentuar skandime fyese, simbolika të papërshtatshme, thirrje homofobike dhe shkelje të rregullave të sigurisë. Delegati i ndeshjes, çeku Emil Ubias, raportoi për shkelje të shumta, duke ngritur shqetësime për sjelljen e tifozëve dhe organizimin e ndeshjes.

Megjithëse ekzistonte rreziku i një dënimi më të rëndë – përfshirë edhe përjashtimin e mundshëm të Serbisë nga garat ndërkombëtare – FIFA ka vendosur një sanksion më të moderuar, por me paralajmërime të qarta për tolerancë zero ndaj incidenteve të ardhshme.

Kujtojmë se ndeshja Serbi – Shqipëri, për arsye sigurie, është zhvendosur nga Beogradi në Leskovc.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy