KQZ synon publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale më 12 tetor

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke u përgatitur që rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve lokale t’i publikojë që në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se nga përvoja e zgjedhjeve të fundit parlamentare janë nxjerrë mësime, duke u fokusuar në eliminimin e sfidave që kishin të bënin me procesin e numërimit dhe evidentimit të votave përmes sistemit softuerik.

banner

“Si përgjigje ndaj sfidave të zgjedhjeve të kaluara, që kishin të bënin me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe evidentimin e tyre përmes softuerit, për zgjedhjet lokale – për kryetarë komunash dhe për kuvendet komunale – KQZ-ja ka ndërmarrë hapa për zhvillimin e një softueri të ri për rezultatet preliminare, të cilat do të pasqyrohen nga vendvotimet, nga qendrat komunale të numërimit dhe nga Qendra Qendrore e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.

Sipas tij, më 12 tetor, krahas rezultateve të para të kandidatëve për kryetarë komunash dhe subjekteve politike për kuvendet komunale, publiku do të njoftohet edhe për daljen e votuesve në intervale të caktuara kohore.

“Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për kryetarë komunash dhe për subjektet politike bëhet në vendvotim, pas mbylljes së procesit të votimit. Për këtë arsye, KQZ është duke u përgatitur që më 12 tetor të publikojë rezultatet preliminare për kandidatët për kryetarë dhe për subjektet garuese në kuvendet komunale. Po ashtu, gjatë ditës së zgjedhjeve, në intervale të caktuara kohore, do të publikohen të dhëna mbi daljen e votuesve, për secilën komunë veçmas, e detajuar deri në çdo qendër dhe vendvotim”, theksoi Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy