Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka qenë prej muajsh me turne në Amerikën e Veriut.
Ajo ka qenë e zënë duke performuar në shtete të ndryshme në ShBA, në atë që e ka quajtur “Best F*n Night Of My Life”.
Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi nga turneu i saj i fundit.
Fotografitë përfshinin momente nga performancat e saj spektakolare si dhe një shkrim në hyrje të “The Wiltern” ku edhe mbajti koncertin e fundit në Los Angeles, ku ishte shkruar një thënie e saj.
“Faleminderit Los Angeles që na ndihmove të përfundojmë turneun në ShBA të ‘Best F*n Night Of My Life’. Evropë ti je në radhë! Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë bërë kaq shumë punë në këtë turne. Ja ku po vijmë”, shkroi Rexha në Instagram.
Nga fundi i muajit korrik, artistja shqiptare do të nisë turneun e saj në Evropë, ku destinacionet e saj të para janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Holanda.
Turneu “Best F*n Night Of My Life” bëri shumë bujë në media, kjo edhe për shkak të rastis famëkeq ku ajo u sulmua me një telefon në fytyrë nga një fans, gjatë koncertit të saj në New York.