PSG udhëton në Barcelonë pa katër yje kryesorë

by jonzefaj

Paris Saint-Germain do të ketë katër mungesa të mëdha në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në udhëtim te Barcelona.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve do të luajë një ndeshje të madhe të mërkurën ndaj katalunasve, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

banner

Ky takim është programuar të zhvilluar në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, me fillim nga ora 21:00, pasi “Camp Nou” është nuk është lëshuar në përdorim.

Megjithatë, trajneri Luis Enrique ka kokëdhimbje për këtë ndeshje derbi, pasi i mungojnë katër lojtarë titullarë.

Në listën e publikuar për këtë ndeshje vërehet mungesave e emrave si Marquinhos, Ousmane Dembele, Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Ndërkohë, treshja e mesfushës Vitinha, Fabian Ruiz dhe Joao Neves, të cilët munguan në ndeshjen e Ligue 1 kundër Auxerre për shkak të lëndimeve, janë përfshirë në skuadër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy