Kryeministri në detyrë Kurti takon senatoren amerikane Joni Ernst në Washington

by engel

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington me senatoren amerikane nga Partia Republikane, Joni Ernst.

Sipas njoftimit të Qeverisë, bisedimet u përqendruan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, integrimit euroatlantik dhe zhvillimit ekonomik.

banner

Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një partneritet të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes. Ai shprehu angazhimin e qeverisë për thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e investimeve amerikane në Kosovë, veçanërisht në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe teknologjisë.

Kryeministri në detyrë ka falënderuar senatoren Ernst për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës, shtetit të Iowa-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy