Sinisha Karan kandidat për president të Republikës Srpska, ndërkohë i përfshirë në listën e zezë të SHBA-së

by engel

Sinisha Karan do të jetë kandidati i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë, ka konfirmuar kryetari i partisë, Millorad Dodik.

Dodik, ish-president i këtij entiteti serb, tha për Radio-Televizionin RS se Karan do të propozohet para partnerëve të koalicionit.

banner

Karan figuron në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit për pjesëmarrje në organizimin e festave jokushtetuese të Republikës Srpska, sipas raportimeve të REL. Ai është gjithashtu profesor i çështjeve kushtetuese dhe ministër për Zhvillim Teknologjik dhe Shkencor në Qeverinë jokushtetuese të këtij entiteti.

Zgjedhjet e parakohshme janë thirrur për 23 nëntor, pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës ia ka revokuar mandatin Dodikut për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, duke e pamundësuar që ai të mbajë ndonjë pozicion publik për gjashtë vitet e ardhshme.

Fillimisht, partia e Dodikut kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, por më pas vendosi të kandidojë.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike Serbe, ka shpallur kandidatin e saj për president, Branko Bllanusha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Banjallukë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy