Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale, ka falënderuar qytetarët e Gllogocit për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë takimeve të fundit.
Ahmeti tha se qytetarët e Gllogocit janë rreshtuar “në rrugën e zhvillimit dhe progresit”, duke treguar përkushtimin e tyre ndaj programit të tij politik.
“Gllogoci, si asnjëherë më parë, na priti me mbështetje të jashtëzakonshme. Ne ofrojmë një program të matshëm dhe të planifikuar financiarisht, si dhe një vizion të ndërtuar mbi respektin, profesionalizmin dhe idetë konkrete që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm,” tha Ahmeti.
Ai shtoi se përkrahja e qytetarëve forcon fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Faleminderit, Gllogoc, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që e forcon fitoren tonë!” përfundoi Ahmeti.