Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën

by informim peje

Turqia nuk do të lejojë copëtimin e Sirisë apo shkeljen e integritetit të saj territorial, nëse dështojnë përpjekjet diplomatike për zbatimin e një marrëveshjeje bashkimi mes Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe qeverisë siriane, tha sot presidenti turk, Rexhep tahip Erdogan.

“Ne kemi shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike, si për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë, ashtu edhe për të penguar krijimin e një strukture terroriste përtej kufijve tanë. Ne vazhdojmë t’i përdorim këto kanale me durim, sinqeritet dhe logjikë të shëndoshë,” deklaroi Erdogan gjatë një aktiviteti për rifillimin e punimeve të parlamentit.

banner

Erdogan u zotua se nuk do të lejojë të ndodhë e njëjta situatë me Sirinë si në vitet e kaluara.

“Nëse nismat diplomatike nuk marrin përgjigje, qëndrimi dhe politika e Turqisë janë të qarta. Turqia nuk do të lejojë që të përsëritet e kaluara (një déjà vu, siç tha në mënyrë të veçantë) në Siri,” shtoi ai.

Ankara e konsideron SDF-në si një organizatë terroriste dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ushtarake nëse ato nuk integrohen në mekanizmin shtetëror të Sirisë, bazuar në marrëveshjet e arritura me Damaskun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy