Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani.

Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Barduanin për shërbimin e tij gjatë mandatit si komandant i misionit paqeruajtës, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin mes dy forcave dhe duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij në sigurinë e vendit.

banner

Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet brenda FSK-së, përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat dhe aktivitetet e tjera të forcës, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Në fund të takimit, gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin aktual ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në dobi të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy