Mentor Majaci i bashkohet LDK-së në Podujevë, pas dorëheqjes nga Vetëvendosje

by engel

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Majaci, ka njoftuar sot se i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni, i cili tha se çdo ditë po shtohet numri i qytetarëve që po i bashkohen partisë në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

banner

Majaci më herët kishte dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të pushtetit përjashtues dhe interesash të mbyllura. Në një postim të gjatë në Facebook, ai shprehej se kishte hyrë në këtë lëvizje me bindjen se po i bashkohej një alternative të sinqertë politike, por sipas tij, gjatë kohës së angazhimit kishte parë nga afër “keqqeverisje, arrogancë, kapje institucionesh dhe punësime partiake të njëanshme, sidomos në komunën e Podujevës.”

“Vetëvendosje, që dikur ishte simbol i idealizmit dhe i sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura,” kishte shkruar Majaci më 6 shtator.

Ai ka kërkuar falje publike nga qytetarët dhe bashkëpunëtorët të cilët, siç ka thënë, i kishte ftuar me bindje të sinqertë për t’iu bashkuar Vetëvendosjes.

Nga sot, Majaci është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë i angazhuar dhe i zëshëm në jetën publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy