“A janë udhëheqësit e BE-së hipokritë?”, Osmani pyetet pasi kritikoi pak BE-në për përkëdhelje të Serbisë

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani në një deklarim për media në Kopenhagë ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian pati disa kritika e sugjerime për Bashkimin Evropian dhe qasjen që ka ndaj Serbisë, e cila s’po i fsheh marrëdhëniet e mira me Rusinë.

“Për Bashkimin Evropian do të doja të thosha: historia na tregon se zbutja e diktatorëve dhe autokratëve nuk çon kurrë në paqe të qëndrueshme. Përkundrazi, vetëm i inkurajon ata të përshkallëzojnë dhunën”, tha ajo derisa po fliste për luftën në Ukrainë, raporton Gazeta Express.

banner

Osmani tha se thirrja e saj për BE-në është që të ketë kujdes se si i trajton satelitët e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe të mos i përkëdhelë ata.

Ajo kujtoi sulmin terrorist të Banjskës dhe tha se përkundër që BE ka kërkuar llogaridhënie, kjo gjë s’ka ndodhur.

“Sapo shënuam dy vjet nga agresioni aktiv i Serbisë në veri të vendit tim. BE-ja ka kërkuar vazhdimisht llogaridhënie, por nuk ka pasur asnjë. Është koha që ata të kalojnë nga fjalët në vepra”.

Këtu Osmani u pyet nëse mendon që udhëheqësit e BE-së janë hipokritë.

“Jo. Nuk po them që janë hipokritë. Besoj se synimet e tyre janë të mira. Por historia duhet të merret si mësim. Dhe sidomos historia se si është trajtuar Putini na tregon se përkëdhelja e njerëzve si Putini nuk çoi kurrë në paqe të qëndrueshme. Vuçiqi është përpjekur ta kopjojë Putinin duke përdorur agresion dhe taktika destabilizimi kundër fqinjëve. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare ta kuptojnë që të shpërblejnë Serbinë që po qëndron me Rusinë nuk është rruga e duhur përpara. Vendet që janë 100% në linjë me BE-në duhet të shpërblehen – jo ato që kanë zgjedhur Moskën si rrugë përpara”.

“Sot, Evropa përballet me dy kërcënime kryesore të sigurisë. Njëri është Rusia, qartësisht. Tjetri, veçanërisht në rajonin tonë, është përfaqësuesi dhe zgjatimi i Rusisë – Serbia. BE-ja nuk mund ta trajtojë njërin si agresor dhe diktator dhe tjetrin si partner për paqe. Konsistenca është thelbësore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy