Lipjani drejt fitores me Imri Ahmetin, energji dhe entuziazëm!

by engel

Kryetari i Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot u takua me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ku u bë një vlerësim i punës së deritanishme dhe u diskutua për organizimin e ditëve finale të fushatës.

Siç shihet në foto, atmosfera në takim ishte e mbushur me entuziazëm, energji dhe vendosmëri. Çdo aktivist, çdo përkrahës e çdo strukturë po tregon përkushtim të palëkundur dhe besim të fortë se Lipjani do të vazhdojë rrugëtimin e zhvillimit nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti.

banner

Tani fushata po hyn në fazën vendimtare dhe përkushtimi i secilit është çelësi i suksesit ka thënë Imri Ahmeti të pranishmëve në këtë takim. Bashkë, me unitet, me vullnet dhe me energjinë e madhe që po dëshmohet në terren, po afrohemi çdo ditë e më shumë drejt fitores së madhe, ka vazhduar kryetari Ahmeti.

Përndryshe, gjatë udhëheqjes për tre mandate nga kryetari Imri Ahmeti, Lipjani ka bërë hapa të mëdhenj zhvillimi, dhe kjo është garancia më e fortë për të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy