U raportua për një person të bllokuar në bjeshkët e Istogut – policia niset me ekipet emergjente në vend të ngjarjes

by Nexhat

Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në njërën nga bjeshkët e Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet janë angazhuar për trajtimin e rastit.

banner

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Ngjarja vjen në kohën kur Kosova është përfshirë nga reshje të dendura bore që filluan dje, duke mbuluar jo vetëm zonat e thella malore dhe fshatrat, por edhe qytetet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy