Vuçiq alarmon: “E dimë se do të ketë luftë – Të gjithë po përgatiten për luftë”, Kosova po tenton të përfitojë politikisht

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë”, duke pretenduar se Kosova po përpiqet të shfrytëzojë këtë periudhë për të fituar mbështetjen e vendeve të NATO-s dhe të shteteve evropiane.

Komentet e Vuçiç u bënë pas pyetjes së një gazetari lidhur me thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa të ndalojë taktikat destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

banner

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiç tha se “bota po shkon drejt një konflikti të madh” dhe shtoi:
“E dimë tashmë se do të ketë luftë. Shikoni si po përgatiten të gjithë, askush nuk po flet për dialog, por vetëm për rreshtime. Po gërmojnë llogoret dhe presin fillimin.”

Megjithatë, ai nuk ofroi prova për këto pretendime, ndërsa theksoi se Serbia “do të bëjë çmos” për të mos u përfshirë në një luftë të mundshme.

Nga ana tjetër, presidentja Osmani, gjatë samitit në Danimarkë, paralajmëroi se Rusia është kërcënim për Evropën, ndërsa Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo akuzoi Beogradin se kopjon veprimet e Moskës dhe i bëri thirrje BE-së “të mos e shpërblejë” Serbinë.

Osmani theksoi se, në mungesë të ndikimit perëndimor, aktorë si Rusia, Kina dhe Irani do të përpiqen të forcojnë praninë e tyre në rajon me interesa dashakeq. Ajo shtoi se zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe vendet e Ballkanit që plotësojnë kriteret duhet të ecin përpara.

Në një intervistë të dhënë më herët për Fox News gjatë vizitës në SHBA, Osmani e përshkroi Serbinë si kërcënim të vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se Beogradit “i pëlqen të shkaktojë tensione herë pas here”.

Ajo gjithashtu vlerësoi administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për rolin e saj në parandalimin e përshkallëzimeve mes Kosovës dhe Serbisë./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy