Përurohet sot rruga që lidh Hasin e Prizrenit me Shqipërinë

by informim peje

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të mbajë sot, në orën 10:00, ceremoninë e përurimit të rrugës ndërkufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në segmentin Gorozhup (Has i Prizrenit) – Pogaj.

Ky projekt është pjesë e marrëveshjes bilaterale Kosovë–Shqipëri.

banner

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e rrugës ndërkufitare Gorozhup (Has i Prizrenit) – Pogaj”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet te Zalli i Bardhë, në Gorozhup.

Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor synon të forcojë lidhjet rajonale dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e social në të dy anët e kufirit, duke lehtësuar qarkullimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy