Droni vret një fotoreporter francez në Ukrainë

by informim peje

Fotoreporteri francez Antoni Lallican, 38 vjeç, u vra këtë mëngjes nga një dron ndërsa po realizonte një reportazh rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg vijës së frontit, në Kurylivska.

Këtë e njoftoi Unioni Kombëtar i Gazetarëve, sindikata kryesore e këtij profesioni në Francë, duke shpjeguar se fotoreporteri “po dokumentonte pasojat e luftës dhe kishte punuar gjatë pranë banorëve të zonës minerare të Donbass-it, në juglindje të Ukrainës”.

banner

Agjencia Hans Lucas, për të cilën punonte Lallican, theksoi se ai kishte punuar në Ukrainë disa herë që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022.

“Është hera e parë që një gazetar vritet nga një dron në Ukrainë”, deklaroi Unioni Kombëtar i Gazetarëve, duke shtuar se “rrethanat e incidentit janë ende në proces verifikimi”. Sindikata po ashtu njoftoi se “një gazetar ukrainas, Heorgiy Ivanchenko, u plagos në të njëjtin sulm”, i cili është cilësuar si “krim lufte”.

Viktimat mbanin shkrimin “Press” në veshjet e tyre mbrojtëse, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve, i cili tha se që nga fillimi i pushtimit rus, 17 profesionistë të medias janë vrarë në Ukrainë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy