‘LIRI’ dhe ‘LUFTO, LUFTO, LUFTO’: Monedha e re për 250-vjetorin e pavarësisë me imazhin e Trump

by informim peje

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1 dollarëshe me imazhin e presidentit Donald Trump, për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që do të kremtohet më 4 korrik 2026.

Sipas drafteve të publikuara në platformën X dhe të ribotuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit, monedha e propozuar do të paraqesë profilin e Trumpit së bashku me fjalën “LIRI” të gdhendur me shkronja të mëdha.

banner

Në anën tjetër të monedhës, ai do të jetë i paraqitur me grushtin e ngritur përpara një flamuri amerikan, bashkë me frazën “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, një thënie e përdorur nga Trump gjatë një fjalimi, në përgjigje të tentativës për atentat ndaj tij në korrik 2024, gjatë fushatës presidenciale.

Departamenti i Thesarit nuk ka komentuar ende zyrtarisht mbi këtë çështje, edhe pse një kërkesë për konfirmim iu drejtua nga Agence France-Presse (AFP).

Ndërkohë, Drejtori i Monedhës, Brandon Beach, ka deklaruar në platformën X se do të publikohen më shumë detaje rreth monedhës sapo të përfundojë paraliza fiskale që aktualisht ka goditur qeverinë federale.

Kujtojmë se më 4 korrik 2026, SHBA do të festojë 250 vjet nga shpallja e pavarësisë në vitin 1776, dhe janë planifikuar një sërë veprimtarish përkujtimore në shkallë kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy