Deputeti shqiptar në Bern: Trajtimi ndaj Dimal Bashës tregon kalbëzimin brenda LVV-së

by informim peje

Deputeti me origjinë shqiptare në kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit që po i bëhet kryeparlamentarit të Kosovës, Dimal Basha, nga vetë familja e tij politike.

Në një postim në Facebook, Rashiti ka kritikuar mungesën e përkrahjes ndaj Bashës, veçanërisht pas gjobës prej 25 mijë eurosh që ai mori së fundmi.

banner

“Sot Dimal Basha është lënë krejt anash prej familjes së vet politike,” shkruan Rashiti, duke vënë në dukje se në një event të NATO-s, presidentja Vjosa Osmani e trajtoi Bashën “si me qenë hiç, si me qenë leckë”.

Deputeti thekson se kjo sjellje nuk dëmton vetëm Bashën si individ, por edhe funksionin e tij dhe institucionet që ai përfaqëson. Ai përmend se kjo tregon për një atmosferë të kalbur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku interesat kryesore janë postet dhe jo shërbimi ndaj shtetit.

“Duke e trajtuar kështu Dimal Bashën, po çnjerëzojnë jo vetëm atë, por edhe respektin minimal që duhet të ketë institucioni,” shkruan Rashiti, duke dënuar “dehumanizimin” dhe përbuzjen që po i bëhet një figure publike në Kosovë.

Reagimi i deputetit Rashiti pasqyron tensionet dhe ndarjet brenda skenës politike kosovare, ndërsa nxit nevojën për respekt dhe unitet mes liderëve dhe institucioneve shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy