Negociatat Izrael–Hamas pritet të rifillojnë në Egjipt, shpresë për marrëveshje

by engel

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në ditët e ardhshme në Egjipt, me shpresën për një marrëveshje që do të mundësonte lirimin e pengjeve dhe hapjen e rrugës drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.

Hamasi ka pranuar parimisht lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, por kërkon bisedime shtesë për disa çështje kyçe, si çarmatimi, përcaktimi i një afati të qartë për tërheqjen izraelite nga Gaza dhe garanci që Izraeli nuk do të rifillojë luftën pas lirimit të pengjeve.

banner

Sipas raportimeve të BBC, grupi palestinez është nën presion për të pranuar disa nga pikat e planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili është përfshirë drejtpërdrejt në negociata duke ushtruar presion për përfundimin e konfliktit.

Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite në Gaza vazhdojnë, pavarësisht thirrjes së presidentit Trump për ndalimin e bombardimeve.

Nënkryetari i Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, e ka përshëndetur ndërhyrjen e Trumpit, duke theksuar gatishmërinë e AP për të punuar drejt një marrëveshjeje që do të sigurojë armëpushim të qëndrueshëm, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, furnizimin me ndihma humanitare për Gazën dhe një zgjidhje politike mbi bazën e formulës me dy shtete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy