Dhunë tronditëse në Korçë: I ri gjetet i masakruar në lagjen periferike, me fraktura në kokë dhe gishta të thyer

by informim peje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, ku një i ri është gjetur i dhunuar rëndë nga banorë të zonës.

Sipas burimeve, qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.

banner

Burime spitalore bëjnë me dije se i riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë si dhe thyerje të gishtave, duke lënë të kuptohet për një akt të rëndë dhune fizike.

Më shqetësues është fakti se vetë i dëmtuari nuk mban mend se kush e ka sulmuar, duke e bërë hetimin edhe më kompleks për autoritetet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sulmi misterioz dhe brutal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy