Ahmeti nga Konjuhi: Mbështetja e qytetarëve, dëshmi e punës sonë

by engel

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Konjuh, ku është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe.

Ahmeti tha se përkrahja e qytetarëve në çdo takim është e dukshme, duke theksuar se ajo vjen si rezultat i punës konkrete dhe jo, siç u shpreh ai, i “fjalëve boshe”.

banner

“Programi ynë është program i qytetarëve. Këtë e kemi dëshmuar me punë dhe me projekte konkrete. Faleminderit Konjuh për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”, tha kryetari Ahmeti në fjalën e tij.

Ai shtoi se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera të komunës, me synimin që programi qeverisës të reflektojë sa më shumë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy