SUHAREKË/ Bastiset banesa e 21-vjeçarit që e plagosi 44-vjeçarin, policia ende në kërkim të tij

by Nexhat

Policia e Kosovës mbrëmë e ka bastisur banesën e 21-vjeçarit A.F., i cili dyshohet se e ka plagosur 44-vjeçarin B.Sh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit kujdestar.

banner

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast”, tha Bytyqi .

Tutje, Bytyqi tha se deri te plagosja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të dy personave.

Gjuajtje me armë në Shirokë të Suharekës, plagoset një person

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy