Aro Muriç në formacionin e javës në Serie A – merr notën maksimale për paraqitjen e tij fantastike

by engel

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, ka shkëlqyer këtë javë në kampionatin italian, duke u përfshirë në formacionin e javës në Serie A pas një performance të jashtëzakonshme me fanellën e Sassuolos.

Faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”, i ka dhënë Muriçit notën maksimale, vlerësim që reflekton pritjet vendimtare dhe sigurinë që ai ka transmetuar gjatë gjithë ndeshjes.

banner

Ky është një tjetër konfirmim i formës së lartë që po kalon gardiani kosovar, i cili me pritjet e tij ka qenë ndër protagonistët kryesorë të javës në futbollin italian.

Paraqitjet e tilla rrisin optimizmin edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila po përgatitet për ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Tifozët shpresojnë që forma e shkëlqyer e Muriçit të përsëritet edhe me fanellën “dardane”, duke i dhënë ekipit kombëtar siguri dhe stabilitet në mbrojtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy