Presidenti Begaj dënon ashpër vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt i patolerueshëm dhe makabër

by informim peje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me tone të ashpra pas vrasjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua sot në krye të detyrës.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shprehu tronditjen e thellë për ngjarjen dhe dënoi ashpër aktin, duke e cilësuar si një goditje brutale ndaj drejtësisë dhe rendit demokratik.

banner

“Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja,” shkruan Begaj, percjell Informim.net.

Presidenti thekson se ky nuk është thjesht një sulm ndaj një individi, por një atentat ndaj vetë sistemit të drejtësisë dhe themeleve të bashkëjetesës shoqërore në vend.

“Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.”

Në përfundim të reagimit, Presidenti u shpreh pranë familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij, duke theksuar se solidariteti i gjithë shqiptarëve është me ta në këtë moment dhimbjeje të thellë.

“Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy