Trafiku është problemi më i rëndësishëm që kërkon zgjidhje në Prishtinë, sipas Merkur Beqirit nga Alternativa, i cili synon të bëhet kryetar i kryeqytetit.
Ai tha se nëse trafiku nuk zgjidhet, Prishtina mund të pësojë infarkt.
“Trafiku, trafiku, trafiku sepse trafiku është sistemi vaskular i qarkullimit të gjakut të qytetit dhe kur ngulfatet njeriu mund të marrë infarkt, edhe Prishtina mund të marrë infarkt nëse nuk zgjidhet”, deklaroi Beqiri në “Rubikon” në Klan Kosova.