Policia dhe ekipet e kërkimit në terren për gjetjen e personit të zhdukur nga Malisheva

by informim peje

Një burrë nga fshati Janqishtë i Komunës së Malishevës është raportuar i zhdukur që nga data 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka paraqitur bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

banner

Ndërkohë, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur se mbrëmë ka nisur operacionin e kërkimit për personin e zhdukur, i identifikuar si Halim Ramadan Sopaj. Ekipet janë ende në terren dhe po vazhdojnë kërkimet në zonën përreth.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy