Nëse e njihni këtë grua, kontaktoni policinë – Dyshohet për shpërdorim pasurie

by informim peje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një gruaje të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e një gruaje, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj.

banner

“Kërkojmë nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected] ,” thuhet në komunikatë.

Policia thekson se të dhënat e qytetarëve që ndihmojnë në këtë rast do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy