Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë

by Nexhat

Sasi e madhe e kolagjenit është kapur nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vermicë.

Dogana ka njoftuar se 153 pako me pluhur kolagjeni, secila nga 200 gramë, ishin të vendosura në bagazhin e automjetit dhe i dyshuari nuk ka paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

banner

“Në Pikën Kufitare në Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është identifikuar një rast i tentativës për shmangie të obligimeve doganore”, thuhej në njoftim.

“Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Doganave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy