Arifi: Qeveria Kurti e ka larguar Kosovën nga partneriteti me BE-në

by Nexhat

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se Kosova është larguar nga proceset ndërkombëtare si pasojë e politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe qëndrimeve të tij ndaj Bashkimit Evropian.

Në FIVE në TV Dukagjini, Arifi ka thënë se në katër vitet e fundit Kosova ka humbur pozicionin që kishte më parë në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke shtuar se aktualisht asnjë nga liderët e BE-së nuk i besojnë më Kurtit.

banner

“Kosova e ka larguar vetën nga proceset. Politikat e Kurtit ne nuk jemi në pozicionin që e kemi pas para 4-5 vjet më parë. Asnjë nga liderët e BE-së nuk i beson Kurtit. Nuk komunikojnë me ta, nuk u besojnë. Dhe këtë proces janë duke shtyrë vetë, pa Kosovën. Kosova me Kurtin e ka treguar një arrogancë dhe një sjellje kontrolluese në përpjekje. Nëse i sheh pronucimet që i ka pas Kurti, zëvendëskryeministri, deputetët e tij karshi BE-së, shumicën e rasteve kanë qenë fyese, shumicën e rasteve kanë qenë nga një perspektivë e një inspektori të përgjithshëm të verimeve të BE-së. Zëvendëskryeministri i Kosovës i interpretonte veprimet e BE-së, se a janë të mirë a këqija. Dhe gradualisht ata e kanë larguar Kosovën nga partneritetit…

Së pari asnjë qeveri nuk ka pas politik sistematike kundër BE-së dhe Amerikës. Apo kundër politike të tyre”, ka thënë Arifi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy