“Universiteti u shndërrua në provincë politike – Kur nuk ka dijë shpërndahen mirënjohje” Baton Haxhiu i ashpër pas nderimit që UP i bëri Osmanit e Kurtit

by Nexhat

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimin e sotëm, ku Universiteti i Prishtinës ka vlerësuar me çmimin “Alumni Nderi i UP‑së” presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si personalitete publike që kanë qenë studentë të tij.

Analisti Haxhiu u shpreh i ashpër me këtë zhvillim, duke thënë se “kur një universitet nuk ka dije, shpërndahen mirënjohje”.

banner

“Oborri i Universitetit të Prishtinës për të satën herë është kthyer në oborrin e pushtetit dhe nuk më befason. Befasia është se nuk ka reagim të atyre profesorëve që kur oborri i universitetit bëhet i pushtetit”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.

“Ky rektor e shet autonominë e universitetit për fotografi. Ky është një lloj dëshpërimi i një rektori që kërkon legjitimitetin te pushteti”, tha Haxhiu.

“Universiteti nuk shndërrohet në vendin e dijës dhe kulturës apo reformës së madhe por në provincë politike”, vijoi Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy