Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta imponojë vullnetin politik

by Nexhat

Kryetarja e Aleternativës, njëherësh deputete e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar ende pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komuniteti serb.

Megjithatë, Kusari shtoi se Gjykata i jep vlerësimet e saj në aspektin  juridik-ligjor, por nuk mund të ndikojë në vendimet politike.

banner

Ajo tha se deputetët e LVV-së nuk e votojnë asnjë deputetë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

‘’Mbetet të shihet aktgjykimi final, por si gjithmonë kemi pranuar vendimet e Gjykatës. Kemi zbatuar njëjtë edhe deri tani në dy aktgjykimet paraprake, por që Gjykata e jep vlerësimin e vet në aspektin juridik dhe ligjor, ne marrim vendimet politike. Gjykata mund të vlerësoj procesin e votimit në aspektin ligjor, por nuk mund të imponoj vullnetin politik dhe kjo mbetet e pandryshuar prej momentit kur është bërë publike se Kuvendi nuk është konstituuar”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy