Gërvalla pjesë e takimit të ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit

by Nexhat

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet më 8 dhe 9 tetor në Belfast të Irlandës së Veriut. Në këtë takim po merr pjesë edhe Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi bashkon ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces, ku këtë vit fokusi është vendosur në çështjet e sigurisë, zhvillimit rajonal dhe nevojës për bashkëpunim përballë sfidave të përbashkëta në një kontekst global të paqëndrueshëm.

banner

Gjatë punimeve, ministrja Gërvalla pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet një nismë qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy