Sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq deklarohet i pafajshëm

by Nexhat

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe i akuzuari tjetër Urosh Vukasinoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Simiq tha: “E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor”.

banner

Ndërsa i akuzuari Vukasinoviq po ashtu mohoi veprën penale që i vihet në barrë, duke thënë: “Nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm”,

Të dy të akuzuarit ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve të mediave të Kosovës gjatë protestave në Leposaviq, ku u plagosën disa përfaqësues të mediave dhe u shkaktuan dëme materiale në pajisje dhe automjete të tyre.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e rastit, Ajtene Zoni, lexoi aktakuzën ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprat penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Sulmi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy