Vuçiq thirrje serbëve që ta votojnë Listën Srpska: Nuk marrin urdhra nga Kurti e as nga ambasadat

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e fsheh thirrjen e tij për popullin serb për votimin e Listës Srpska në zgjedhjet e së dielës në Kosovë.

Ai ka lavdëruar këtë parti dhe tha se “asnjë parti politike në kontinentin europian s’i ka mbijetuar një terrori të tillë”, duke i bërë jehonë narrativës që Serbia ndjek tash e një kohë se në Kosovë “serbët po persekutohen.

banner

Vuçiq më pas pretendoi se jo të gjithë brenda kësaj partie janë “të mirë e të ndershëm”, një aludim që u duk për ish-nënkryetarin e Listës Srspka, Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi sulmin terrorist të Banjskës. Sidoqoftë, Radoiçiq mbetet i lirë dhe i strehuar në Serbi pavarësisht thirrjeve për ta mbajtur përgjegjës atë, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.

“Nuk po e fshehim thirrjen për të votuar për Listën Srpska. Sepse është një listë e përgjegjshme që përfaqëson interesat e popullit serb, e cila nuk urdhërohet nga Kurti, as nuk merr urdhra nga ambasada të tjera. A është gjithçka gjithmonë më e mira dhe a janë të gjithë të sjellshëm, të mirë dhe të ndershëm – është e pamundur që ata të jenë…, por këta janë, në fund të fundit, njerëz që i kanë rezistuar një terrori të tillë, të cilit asnjë parti politike nuk i ka rezistuar në historinë moderne në kontinentin europian”, pretendoi Vuçiq.

Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm nga ndërtesa e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

Në një fjalim të gjatë, të cilin e filloi me temën e sanksioneve kundër NIS që hynë në fuqi këtë mëngjes, ai foli edhe për Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy